Një shqiptar është arrestuar në flagrancë jashtë një klubi në qendër të Sezzes, Itali, pasi qëlloi me armë në ajër.
Shqiptari i moshës 44 vjeç, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte i pirë në momentin kur doli nga klubi “Piazza ferro di Cavallo” rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.
Mediet italiane shkruajnë se ai shtiu në ajër me një pistoletë gjermane të tipit 7.65, të cilën e kishte fshehur në xhepin e pantallonave.
Ai u bllokua menjëherë nga policia italiane dhe fatmirësisht askush nuk mbeti i lënduar.





