BRITANI, 21 shkurt 2013 – Arben Lleshi, 27 vjeç është dënuar  nga drejtësia britanike me burgim të përjetshëm, pasi është autori i vrasjes makabre të Agim Hoxhës. Shqiptari 29 vjeç Agim Hoxha ka vdekur në një zjarr që ia kishte vendosur Lleshi në 10 prill 2012. Për bashkautorësi akuzohet edhe vëllai i Arbenit, Afrim Lleshi, 36 vjeç. 36-vjeçari është dënuar me shumë vite burg, pasi pranoi se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të të vrarit, shkruajnë mediat britanike.

Shkaku i vërtetë i vrasjes nuk është bërë i ditur, por dyshohet se ka të bëjë me biznesin e drogës. Policia në raportimin e saj bënë të ditur se, Hoxha është vrarë fillimisht në një apartament në qytetin Southemptonit, dhe më pas është djegur trupi i tij në një makinë tip “Mercedes Benz”. Analizat që iu bënë trupit të viktimës, dëshmuan se Hoxha kishte vdekur përpara se të digjej në makinë.

Në procesin e zhvilluar, prokuroria shpjegoi sesi autori i vrasjes, i cili e mohoi akuzën, kishte shkuar ditën e vrasjes për të blerë një levë dhe tela, si dhe materiale të tjera që ai ka përdorur për vrasjen dhe djegien e trupit të viktimës Agim Hoxha në një makinë Mercedes. Në një deklaratë familja e viktimës tha se "ajo që kërkonim ishte drejtësi për Agimin dhe drejtësia sot u dha". 

Policia thotë gjithashtu se dy vëllezërit janë shpërndarës droge dhe kanë furnizuar për një kohë të gjatë punëtorët jakë bardhë të Hampshire (biznesmenët). Vëllezërit kanë fituar dhjetëra mijëra paund me ‘biznesin’ e tyre, një biznes që ata e kishin filluar shumë kohë përpara, që kur ishin adoleshent.