Policia italiane ka vënë në pranga një emigrant shqiptar, nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Sipas mediave italiane, 28-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është prangosur nga karabinerët e Napolit, pasi dyshohet se shfrytëzonte një 17-vjeçare për prostitucion, që është pikërisht shoqja e bashkëshortes së tij.

Sipas po të njëjtave media, shqiptari e bënte këtë që të përfitonte para për të paguar qiranë e banesës.

Ka qenë vetë vajza e shfrytëzuar ajo që ka bërë denoncimin në polici. 28-vjeçari u arrestua në momentin që e shoqëronte 17-vjeçaren te një klient.