Policia greke është në kërkim të  autorit që vrau çiftin e ri, Sokol Shkurtin 26-vjeçar nga Shqipëria dhe Veronika Kiueek, 23 vjeç nga Polonia dhe i braktisi në asfalt.

Aksidenti ndodhi të dielën orët e para të mëngjesit kur çifti kthehej nga argëtimi dhe për pak metra ndoqi në drejtim të kundërt rrugën "Agiu Meletiu" në qendër të Athinës. Të dy humbën jetën në asfalt, ndërsa shoferi i makinës u largua menjëherë.

Në reportazhin e "Star Channel" dëshmitarët rrëfejnë momentet e frikshme, ndërsa i ati i Veronikës, Slavimir Kiupek kërkon drejtësi, të gjendet shoferi që nuk mori mundimin të jepte ndihmën e parë. "Dua të gjej njeriun që vrau vajzën time dhe të dashurin e saj", shprehet babai i 23-vjeçares Slawimir Kiueek.