Policia italiane në Padova ka arrestuar një shqiptar pasi akuzohet për trafikim të drogës dhe ka proceduar në gjendje të lirë një grua.
Në pranga ka rënë shqiptari me inicialet T.K, 29 vjeç dhe gruaja A.E, 28-vjeç, e cila ishte edhe shtatzënë. Dyshimet e policisë janë se shqiptari e kishte marrë në makinë gruan për të shmangur mundësinë e ndalimit nga efektivët.
Policia e ndaloi makinën tip "Fiat", që po udhëtonin dhe gjatë kontrollit ushtruar në makinë u gjet dhe sekuestrua një "bukë", e paketuar me celofan të zi, që përmbante 520 gram heroinë.
Pas kontrolleve në kopshtin e shtëpisë së shqiptarit u gjetën dhe sekuestruan 2.078 kilogramë heroinë dhe 6.200 euro në para të gatshme, të gropozura në tokë. Në total sasia e heroinës e sekuestruar shkon në 2,578 kilogramë.





