Një operacion i Guardia di Financa-s e Marcianises (Kazerta) ka çuar në arrestimin e një shqiptari 38-vjeçar, si dhe në procedimin penal të një shtetasi italian 40-vjeçar, pasi u kapën me mbi një kg heroinë të pastër.

Agjencia e lajmeve “ANSA” informon se ata të dy janë ndaluar në makinë dhe kanë deklaruar se kishin ardhur nga Shqipëria përmes portit të Barit.

Droga ishte paketuar në 4 pako dhe kishte destinacion tregun kazertan.