Ndërkohë që luhej ndeshja midis Shqipërisë dhe Rumanisë, një shqiptar dhe një rumun bashkuan forcat dhe hapën një vrimë në murin e një argjendarie në Ropignattara të Italisë, duke e grabitur.
Shqiptari Andi Mera, 21 vjeç dhe rumuni Bogdan Mainescu, 26 vjeç, u arrestuan në flagrancë teksa kishin grabitur gjysmën e bizhuterive me vlerë dhjetëra mijëra euro.
Ata kishin mundur të shmangnin sistemin e alarmit në argjendari dhe kishin nisur grabitjen. Sipas medieve italiane, ata kanë punuar për orë të tëra në fshehtësi.
Dy hajdutët u dërguan në stacionin e policisë Porta Maggiore dhe u arrestuan për bashkëpunim në vjedhje të rëndë, ndërsa sot pritet të dalin në gjyq.





