Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua të premten në qendër të Bolonjas, ku një i ri shqiptar dhunoi një prift katolik.

Sipas mediave italiane kleriku At Domenico Vittorini, kreu i bazilikës së San Giacomo, u sulmua nga 35-vjeçari pranë kishës së tij.

Mësohet se shqiptari, me një të kaluar kriminale dhe një histori të problemeve me shëndetin mendor si fillim debatoi me priftin dhe më pas e goditi atë disa herë me grusht.

Menjëherë pas ngjarjes, 35-vjeçari shqiptar u arrestua nga policia, ndërkohë që prifti u dërgua në spital për mjekim.