Një vajzë shqiptare që kishte pak që kishte mbushur një vjeçe, ndodhet në luftë për jetën në Itali. Ajo u dërgua ne gjendje kritike për jetën ne spitalin e Firences dhe policia ka vënë në pranga të atin, një shqiptar 48-vjeçar si autor i dhunës barbare ndaj së bijës.
Mediat italiane raportojnë se vajza kishte dy brinjë të thyera dhe shumë plagë të tjera në fytyrë dhe trup. Policia ka thënë se burri ka qenë në gjendje të dehur kur e ka dhunuar dhe në banesë ka qenë vetëm ai me vajzën, pasi e ëma ka qenë në punë.
Alarmin e ka dhënë pikërisht nëna, e cila kishte marrë në telefon të shoqin për të pyetur si ishte vajza, por ka kuptuar se ai ishte tërësisht i dehur dhe ka ndjerë se diçka e keqe kishte ndodhur. E alarmuar ka njoftuar motrën që të shkojë të shikojë. Kur ajo ka mbërritur në shtëpi, vajza ka qenë e nxirë, e fryrë në fytyrë dhe gati pa ndjenja. Policia ka arrestuar shqiptarin, ndërkohë qe vijojnë hetimet.





