Një shqiptar nga Kosova ka sulmuar me thikë dhe më pas e ka djegur me acid në fytyrë bashkëshorten e tij 37-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Forli të Itali, pasi 43-vjeçari pati një zënkë me gruan e tij.

Nga hetimet paraprake mendohet se konflikti mes tyre nisi për motive xhelozie. Më pasi ai qëlloi bashkëshorten me thikë dhe i hodhi acid në sy. Kanë qenë fqinjët e çiftit që dëgjuan të bërtiturat dhe më pas njoftuan policinë.

Shqiptari nga Kosova mori dy fëmijët dhe u largua me makinë. Ai është shpallur në kërkim nga autoritetet. Kurse 37-vjeçarja ndodhet në spital dhe është në gjendje të stabilizuar jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave italiane, duhet të parandalohet një tjetër krim, apo tragjedi. Dyshimet janë se ai mund të jetë drejtuar për në Astigiano, ku jeton ai person që shqiptari beson se është ‘dashnori i gruas së tij’.

Ka qenë vetë gruaja shqiptare e cila i ka treguar Policisë italiane të ndërhyjë për të shmangur një tjetër krim dhe ka treguar edhe personin i cili ndodhet në rrezik nga bashkëshorti i saj.