PESARO, 22 prill 2013 – Prokuroria e Pesaros ka shpallur heshtje shtypi lidhur me hetimet që po kryhen për atantatin që ju bë avokates Lucia Annibali, ngjarje kjo e regjistruar më 16 prill në Pesaro.

Gruaja është shtruar në spitalin e Parmës me plagë të shumta, pas djegies me acid. Ndërkohë pas hekurave është vënë një ish i Annibalit, avokati Loca Varani, i cili, sipas hetuesve, është urdhëruesi i atentatit.

Ndërkohë, djegia me acid e avokates është realizuar nga një kriminel shqiptar dhe një bashkëpunëtor i tij. Të dy ata janë shpallur në kërkim.  

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/