Itali, 25 korrik 2014 – Një 45 vjeçar shqiptar, banues në Leçe të Italisë si zakonisht po rrihte gruan në shtëpi. Gruaja i telefonon karabinierisë për ndihmë.

Karabinierët trokasin në derën e shtëpisë, të cilën ua hap burri. Kërkesës së forcave të rendit për të kontaktuar të shoqen ai ju përgjegj duke u mbyllur derën në fytyrë.

Karabinierët trokasin përsëri. Shqiptari, pasi u hap derën, i kërcënon karabinierët dhe u kërkon të zhduken nga shtëpia. Më pas i godet me grushta dhe shkelma.

Me shumë vështirësi karabinierët e prangosin dhe e dërgojnë në stacionin e karabinierisë. Tashmë shqiptari duhet të përballet me drejtësinë i akuzuar për dhunë familjare dhe goditje të personit zyrtar për shkak të detyrës.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/