Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Savonës arrestuan dy persona, një italian dhe një shqiptar, përkatësisht 57 dhe 41 vjeç, për veprën penale të bashkëpunimit për qëllim trafikimi të lëndëve narkotike.
Ajo që ngjalli dyshime ishin lëvizjet e çuditshme në një shtëpi në kodrat e Pietra Ligure ku vinin e shkonin disa persona tashmë të njohur për policinë.
Operacioni policor u finalizua të shtunën, kur Karabinierët bastisën shtëpinë, duke kapur momentin e dorëzimit të drogës te një korrier.
Mediat italiane raportojnë se policia bllokoi dy thasë plot me marijuanë, ndërsa dy personat që po ndërronin çantat janë larguar menjëherë, duke braktisur çantat.
Por pak minuta më pas ato u arrestuan, ndër karabinierët sekuestruan mbi një mijë euro cash që shtetasi shqiptar kishte me vete.
Dy të arrestuarit, pas formaliteteve, u dërguan në burgun Imperia, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.