Një 35- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për dhunë, ndaj të dashurës. Ka qenë një polic, ai që ka vënë re, teksa një person rrihte një femër në mes të rrugës.
Polici ka thirrur menjëherë përforcime, pasi shqiptari vazhdonte të godiste të dashurën në sy të të gjithë kalimtarëve. 35-vjeçari shqiptar u dërgua në polici, ndërsa e dashura e tij u transportua për në spital, raportojnë mediet italiane.
Por, ditën që ai ka dalë në gjyq, veprimi i të dashurës së shqiptarit e ka lënë pa fjalë gjyqtarin. Ajo e ka falur atë madje dhe e ka puthur në gjykatë, si dhe nuk ka paraqitur asnjë ankesë për dhunë.





