Itali, 10 korrik 2014 – Gjykata e Apelit e Milanos dënoi Lorenc Dardhën për shfrytëzim prostitucioni, plagosje të rëndë dhe heqje të paligjshme të lirisë së personit, me 7 vjet burg dhe 12 000 euro gjobë.
Lorenci u arrestua në qershor 2013, sepse të dashurën e vet rumune, 20 vjeçare, përmes dhunës dhe kërcënimeve e kishte bërë prostitutë. Ai e shoqëronte çdo natë në vendin e punës dhe kërkonte prej saj një pagesë të përnatshme prej 300 eurosh.
Polica italiane ka shpallur në kërkim vëllain e tij, i cili akuzohet për të njëjtat vepra penale si Lorenci.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





