Një sherr për shkak të ngacmimit të kamarieres i ka marrë jetën një shqiptari në Athinë. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në qendër të qytetit, afër Omonias.

Viktima është Vangjel Kremidha, i cili është pronar i një kafeneje në kryeqytetin grek. Ngjarja vdekjeprurëse erdhi pasi kamarierja e kafenesë u ankua te shqiptari se një klient e ngacmonte.

47-vjeçari bashkë me të dashurin e vajzës nga Kazakistani, kanë ndërhyrë duke larguar një emigrant nga Iraku që ishte kthyer në shqetësim për kamarieren. http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Ffotot-nderhyri-se-i-ngacmuan-kamerieren-ekzekutohet-shqiptari%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=c1b707d34b

Nuk vonoi shumë dhe palët filluan të konfliktohen, derisa irakeni nxorri pistoletën dhe qëlloi mbi shtetasin Vangjel Kremidha, nga fshati Kalcat i Sarandës dhe mikun e tij. 

Kremidha humbi menjëherë jetën, ndërsa miku i tij mbeti i plagosur në këmbë dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital. Në spital u dërgua edhe një kalimtar i rastit për shkak se u plagos nga një plumb që bëri rikoshet.

Trupi i viktimës u dërgua në morg, ndërsa policia thotë se pas kontrollit të kamerave të lokalit ka identifikuar autorin e krimit..