SHBA, 30 maj 2014 – Nju Jorku tashmë ka tetë milionerë të rinj. Ata janë tetë fituesit e llotarisë “Gërvisht dhe fito” të Nju Jorkut.
Njëri prej tyre është shqiptari Euglen Muslli, 21 vjeç, ndihmës elektriçist. Muslli erdhi bashkë me familjen në SHBA vetëm 6 vjet më pare, nëpërmjet Llotarisë Amerikane.
Siç duket, Euglenit i buzëqesh gjithmonë fati, i bie gjithmonë llotaria.
Ai shprehet se “ndërsa të tjerët flasin për ëndrrën amerikane unë thjesht po e jetoj atë”.
Muslli fitoi një çmim prej 1500 $ në javë, por ai preferoi ta tërhiqte menjëherë tërë shumën d.m.th. fiks 1,18 milion $, pasi të ketë paguar taksën mbi të ardhurat.
Eugeni shpjegon për mediat amerikane, që ëndrra e tij për tu bërë pronar i një restoranti me kuzhinë italiane, tani ka shumë mundësi të bëhet realitet.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





