Një bari me origjinë shqiptare por që jeton në Greqi ka gjetur një çantë të pazakontë të fshehur në një shkurre. Brenda saj ndodheshin disa kavanoza, brenda të cilëve kishte fetuse fëmijësh.

I pashë ato dhe ishin si kukulla”, tha bariu shqiptar i cituar nga gazeta e njohur greke “Protothema”.

Çanta është gjetur jo shumë larg varrezave në Vrysaki Imathia, ndërsa burri thotë se ishte kurioziteti që e shtyu për të hapur çantën, por që më pas u pendua për veprimin për shkak të frikës që i kishte shkaktuar.

Ai ka informuar menjëherë policinë, pasi zbuloi makabre. Sipas gazetës, në dy shishet e qelqit kishte embrion njerëzor të formuar dhe të ruajtur.

Sipas ekzaminimit të parë mjekësor, fetuset janë rreth 18 deri në 20 javë, raporton “ora News”.

Rasti është duke u hetuar nga Departamenti i Sigurisë në Alexandria, ndërsa ekzaminimet mjeko-ligjore do të zhvillohen në Selanik.