Itali, 5 maj 2014 – Një shqiptar, 34 vjeç, u gjet i lidhur në një kazan mbeturinash nga një banor i zonës së Galluzzo-s, në Itali.

Në momentin që italiani shkoi të hidhte mbeturinat në kazan, pa shqiptarin brenda tij.

Mësohet se 34 vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, ishte lidhur me një litar që i shkaktonte dhimbje të madhe.

Policia, e lajmëruar nga banori i zonës, mbërriti aty menjëherë.

Shqiptari ishte një person i njohur për forcat e rendit, pasi figuronte i skeduar më parë.

Ekspertët mendojnë se shqiptari ishte lidhur për t’i dhënë një mesazh për ndonjë prishje pazaresh, ndërsa është sekuestruar kazani i plehrave.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/