Trupi i pajetë i një burri është gjetur në rreth orës 13 të kësaj të marte në binarët e linjës së trenit Roma-Civitavecchia-Pisa, mes stacioneve të Maçarese-s dhe Ladispoli-s.
Siç raportojnë mediet lokale, dyshohet se viktima është shqiptar, rreth 40 vjeç, pa një vendbanim fiks në Itali.
Sipas të njëjtave burime, dyshohet se viktima është përplasur nga treni. Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.





