Një përplasje e përgjakshme midis emigrantëve në Pelasgia rezultoi me goditjen fatale të një shqiptari 40-vjeçar.

Mediat greke shkruajnë se viktima pati një konfrontim të fortë verbal me dy persona rreth moshës së tij dhe episodi u shndërrua në përleshje të ashpër.

Në një moment ai dyshohet se u godit me një sëpatë që i shkaktoi vdekjen. Autorët u larguan pas aktit, duke u përpjekur të zhdukeshin.

Policia ndoqi zonën përreth AT Stylida dhe Lamia Action Direct dhe autoret u arrestuan në plazhin e Pelasgia. Ata aktualisht po merren në pyetje në stacionin policor Fthiotida.