Policia Vendore e Palma de Mallorca ka arrestuar një 36-vjeçar me kombësi shqiptare, teksa po largohej nga një shtëpi ku kishte hyrë për të grabitur në lagjen s’Arenal.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të së martës, kur Policia Vendore ka marrë një telefonatë nga një qytetar që denoncoi se kishte rënë pre e një grabitjeje në shtëpinë e tij dhe se individi ndodhej ende mbi çatinë e garazhit.
Një nga patrullat e zonës është paraqitur në vendngjarje dhe ka folur me fqinjin, i cili u ka thënë se kur ka qenë në dhomën e gjumit ka dëgjuar një zhurmë në ballkonin e dhomës dhe ka parë një individi që po ngrinte blindat e dritares me qëllim që të hynte.
Në atë moment dhe duke u ndjerë i zbuluar, individi ka tentuar të zbresë nga ballkoni për të shpëtuar, por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë mbi pjesën e garazhin.
Më pasi iu shqiptar u ngrit për t’u ngjitur në murin rrethues të banesës, por nuk mundi për shkak se i ishin thyer të dyja këmbët.
Kjo bëri që agjentët e policisë ta arrestonin menjëherë nga pamundësia e tij për të lëvizur.
“Duke parë dëmtimet e të arrestuarit, agjentët kanë kërkuar një ambulancë që e dërgoi në spitalin Son Espases.
Pas ekzaminimit, mjekët i kanë njoftuar agjentët se ai kishte të dy nyjat e këmbëve të thyera dhe se duhej të shtrohej”, shkruajnë mediat spanjolle.