Itali, 13 korrik 2014 – Gjykata e Padovës aplikoi gjykimin e shkurtuar dhe dënoi Aurel Përfundin, 25 vjeç, me 4 vjet dhe 4 muaj burg. Aureli u dënua, sepse në 14 korrik 2012, pasi e goditi dhe e la pa ndjenja në shtëpinë e vet homoseksualin W.T., i grabiti 600 euro.
Në 16 qershor 2013, Aureli i grabiti me dhunë një prostitute bullgare celularin dhe 320 euro. Prostituta u shtrua në spital për t’u mjekuar nga plagët e marra.
Në 21 qershor 2013, ai grabiti me dhunë një tjetër prostitutë. Kësaj rradhe i gjeti në trup vetëm 50 euro.
Policia italiane pati shumë vështirësi për të identifikuar Aurelin, sepse ai ka edhe një vëlla tjetër binjak. Për të identifikuar cili nga binjakët ishte grabitësi u përdor karta SIM e celularit për të fiksuar vendndodhjen e secilit në momentin e kryerjes së krimeve.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





