20 shkurt 2015 –  Dy italianë dhe shqiptari Haki Mehmeti, 30 vjeç po grabisnin me armë një lokal lodrash fati në qytezën e Macanos (Mazzano), në Provincën e Breshias. Një karabinier civil ndërhyri për të penguar grabitjen. Hakiu nuk ngurroi të hapte zjarr kundra karabinierit.

Një plumb përshkoi xhupin e karabinierit duke i gërvishtur pakëz lëkurën. Njëri nga italianët u arrestua brenda lokalit të lodrave të fatit, ndërsa italiani tjetër dhe Haki Mehmeti u arrestuan në ambulancë, ku po mjekonin plagët e marra nga përleshja trup më trup, me karabinierin. E gjithë skena e krimit ishte filmuar nga kamerat e sigurimit. Haki Mehmeti akuzohet për tentativë vrasje, grabitje me armë dhe armëmbajtje pa leje.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/