Policia italianeka arrestuar një shqiptar në Cantu i cili u kap me disa doza kokainë.

Mediet vendase raportojnë se policia ndaloi një makinë, e cila drejtohej nga 28-vjeçari shqiptar. Sapo pa policinë, ai hodhi drogën në tokë dhe filloi të ecte në këmbë.

Shqiptari u ndoq nga policia derisa u arrestua. Ai kishte hedhur në tokë 30 gramë kokainë, të ndara në 24 doza.