Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale gjatë pushimeve i ka kushtuar shtrenjtë një banori nga Shkupi, të cilit i është grabitur banesa vetëm dy ditë pas është kuptuar se nuk është në shtëpi.

 Nga policia thonë se mungesa e qytetarëve nëpër banesat e tyre gjatë verës u mundësojnë hajdutëve që të kryejnë vjedhje, dhe për këtë arsye numri i këtyre llojeve të veprave është në rritje.

"Statistikat tregojnë se shumica e veprave penale bëhen kur qytetarët nuk janë në shtëpitë e tyre, sidomos në periudhën verore, kur janë në pushime verore dhe të gjithë ata e postojnë nëpër rrjetet sociale, nganjëherë edhe me informacione shumë të detajuara", tha Katerina Stojkova, inspektore nga sektori parandalimit nga SPB Shkup.

Për parandalimin e vjedhjeve të rënda SPB Shkup ka ndërmarrë marrë një sërë aktivitetesh për informim të qytetarëve. Qëllimi është që të rritet vetëdija nga rreziqet që kanosen në qoftë se publikojnë detaje nga pushimet në rrjetet sociale.

"Apel për qytetarët të mos publikohet në rrjetet sociale mungesa në shtëpi", tha Stojkova.

Vitin e kaluar gjatë verës në Shkup janë regjistruar 323 vjedhje nëpër shtëpi. Shumica e tyre kanë ndodhur në korrik apo 130 prej tyre. Nga policia thonë se përqindje më të ulët të vjedhjeve ka në ato shtëpi të pronarëve të cilët kanë qen. /Gazeta Express