Një shqiptar në Gjermani akuzohet se ka hedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës të dashurën e tij rumune.
Të hënën, në Dyseldorf, një 24-vjeçare është hedhur nga dritarja e katit të dytë dhe dyshohet se veprimi është kryer nga i dashuri i saj 39-vjeçar, shkruan “Bild”.
Vajza mbeti e plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital. Tani është jashtë rrezikut për jetën. 39-vjeçari shqiptar është arrestuar të martën dhe të mërkurën ka dale përpara Gjykatës. Prapaskenat janë të panjohura.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Rethelstrabe të lagjes Düsseltal. Policia dhe Prokuroria hetojnë rastin për “vrasje të mbetur në tentativë”.
Sipas hetimeve të deritanishme, rumunia është rrëzuar rreth orës 7.50 nga dritarja, nga rreth shtatë metra lartësi. Ajo vetë ka akuzuar të dashurin e saj për hedhjen. Nga bastisjet në shtëpi, policia ka gjetur edhe drogë. I dashuri shqiptar, deri tani nuk ka dashur të flasë për autoritetet.





