Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shtetas shqiptar 42-vjecar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një hotel në qendër të Athinës në sheshin Omonia.

Mësohet se shqiptari është hedhur nga kati i pestë i hotelit, ndërsa në posedim të tij është gjetur një çantë plot me para.

Sipas medieve greke, shqiptari kishte hyrë në hotel me shpejtësi, dhe në momentin kur recepsionisti kishte tentuar ta ndalonte, ai kishte hyrë në ashensor.

Pa thënë asgjë, pavarësisht nga pyetjet e vazhdueshme të stafit të hotelit, 42-vjeçari u ngjit në katin e pestë dhe u hodh.

Raportohet se atij iu gjet një çantë e mbushur me para, ndërkohë që po vijojnë hetimet.