Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi u infektua nga koronavirusin.
Lajmin e ka dhënë gazetari Ylli Dylgjeri në rrjetet sociale, ku tregon se është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare, miku i tij Fatos Hasa.
POSTIMI I PLOTË
Miq,
Sot në orën 7.10 më ra zilja e telefonit…Lajmi që më erdhi nga përtej më pikëlloi pa masë…
Më telefononte një djalë i vogël:
Xhaxhi Ylli, xhaxhi Ylli, më vdiq babi!
E pabesueshme! Kishte vdekur Fatos Hasa!
Bashkëpunëtori dhe shoferi im në gazetë e në Ministrinë e Brendshme. Po miq. S’dua ta besoj! Vdiq nga Koronavirusi- më thotë familja!
Dhimbje e madhe për familjen e të afërmit.
Ngushëllime gruas e familjes.
Ta kujtojme Fatosin e mire.
I paharruar kujtimi.





