Një azilkërkues shqiptar i arratisur nga qendra e emigracionit Dungavel në Skoci, ka ngjallur reagim të madh në rrjetet sociale pasi fotografia e tij u bë publike.

Shqiptari, të cilin mediet e rëndësishme britanike si BBC, The Sun, DailyMail etj e identifikojnë si Guxim Imerio, ka marrë një vëmendje të madhe mediatike.

Policia skoceze deklaroi publikisht se shqiptari i arratisur nga qendra është Guxim Imerio 25 vjeç nga Tropoja, dhe publikoi edhe foton e tij duke kërkuar ndihmë nga qytetarët që ta raportojnë nëse e shikojnë.

Autoritetet e kanë përshkruar Guxim Imerion si një person që nuk flet rrjedhshëm gjuhën angleze.

Lajmi i arratisjes së tij u publikua në mediet më të njohura të vendit ishullor, por tashmë një tjetër lajm jepet për të riun nga Tropoja.

Pasi fotografia e tij u përhap edhe në Facebook, disa femra komentuan duke dalë vullnetare për të strehuar të riun shqiptar, raporton The Sun dhe Daily Mail.

“Nëse e shikon, mbaje dhe ai mund të vijë të qëndrojë me mua”, i shkruante një komentuese shoqes së saj.

“Unë do ta strehoja për një natë”.

“Eja tek ‘mami’ që të të ngroh”. Këto janë disa prej komenteve virtuale të femrave në Skoci, të cilat mesa duket pëlqejnë pamjen e jashtme të djaloshit shqiptar.