SHBA, 9 korrik 2014 – Altin Hasani, 40 vjeç, i cili akuzohet për një vrasje të kryer në vitin 1999 në Shqipeëri, dhe që është dënuar në mungesë me 22 vite burg i ka thënë autoriteteve amerikane se policia shqiptare e ngatërron atë me dikë tjetër.
Hasani po lufton kundër ekstradimit në Shqipwri dhe gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme, avokati ka argumentuar se klienti i tij nuk është i njëjti person që kërkohet nga autoritetet shqiptare.
Por prokurori i çështjes, Dana Peters tha se autoritetet shqiptare janë të bindur që Hasani është i dyshuari i saktë.
Menjëherë pas vrasjes, Hasani është larguar nga Shqipëria. Ai është dënuar në mungesë me 22 vite burg.
Në vitin 2011 ai ka aplikuar për tu bërë qytetar amerikan, dhe pas një kontrolli të të dhënave të tij, u verifikuan edhe akuzat. Vendimi për çështjen e tij pritet të merret më vonë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





