7 korrik 2015 – Dashuria e një djali shqiptar kundrejt një vajze, po ashtu shqiptare, që jetojnë në Greqi, është shndërruar në një tragjedi për ta.
Djali 22-vjeçar i dashuruar marrëzisht pas 17-vjeçares, kur nuk mori mbrapsht dashurinë nga ana e vajzës, vendosi që ajo ta paguante shtrenjtë. Mori thikën dhe e plagosi vajzën të cilën e donte.
Policia greke në një njoftim për shtyp raportoi se i riu e kishte qëlluar në fyt minorenen.
Aktualisht vajza gjendet në spital nën kujdesin e mjekëve, por fatkeqëisht në situatë kritike, ndërsa autori i krimit u arrestua.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në Krisopulis, lokalitet në Kavala.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/