Itali, 10 qershor 2014 – Një shqiptar, rreth 35 vjeç, ka mbetur i plagosur natën e së hënës, pasi ka thyer derën prej xhami të një pallati, në Sanremo. Sipas policisë italiane, 35 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur kur e ka kryer këtë veprim.
Por thyerja e xhamit i ka kushtuar shtrenjtë, pasi është prerë keq dhe ka humbur shumë gjak. Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet janë duke u kryer nga karabinierët dhe sipas disa gjasave, 35 vjeçari shqiptar rrezikon të dëbohet nga Italia.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





