Itali, 28 mars 2014 – I riu shqiptar, Arjan Quku, i dënuar nga gjykata e shkallës së parë në Itali me burgim të përjetshëm për vrasjen e Roberto Siri-t, ka kërkuar një proces të ri gjyqësor. Quku u ndalua në muajin shkurt të vitit 2013 nga xhandarmëria franceze për një tjetër çështje, por rezultoi se nga personit të ndaluar ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për vrasje. Vetëm disa ditë më parë Quku u transferua nga Franca për në burgun e Torinos.  

Gjykata e apelit e Xhenovës e kishte dënuar Ajran Qukun për vrasjen e shtetasit italian Roberto Siri në 2 shkurt 2008. Për këtë krim të kryer në grup krahas  Qukut janë dënuar edhe Samuel Kosta me 21 vjet e 2 muaj burg, Orges Goxhaj 16 vjet burg dhe Ervin Zela 12 vjet burg.

Kërkesa e Qukut për rigjykim të çështjes krijon një problem përsa i përket kompetancave për ndjekjen e procedurave. Vendimi përfundimtar për këtë çështje ka qenë ai i Gjykatës së Apelit të Milanos, e cila konfirmoi dënimet e Goxhaj dhe Zelës, ndërsa për Qukun vendimi i fundit është dhënë nga Gjykata e Apelit të Xhenovës.

/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/