19 nëntor 2014–  Ka mjaftuar një ndërhyrje e gabuar që shqiptari që luan për Greqinë Gjergji (Panajotis) Koneti tregonte grushtin mesfushorit serb Nemanja Matiç. Gjithçka ndodhi në miqësoren e djeshme mes Greqisë dhe Serbisë, më saktë në minutën e 55-të, kur futbollisti i Chelseat ndërhyri ashpër ndaj shqiptarit, i cili për pak e humbi toruan.

Por edhe pas ndërhyrjes së shokëve të skuadrës Kone vazhdoi të ishte i nervozuar. Që të dy futbollistët u ndëshkuan me karton të verdhë.