Një shqiptar ka tentuar të arratiset nga duart e policisë italiane duke u hedhur në det.

Sipas medieve vendase, ngjarja ka ndodhur në kufirin midis Francës dhe Italisë, pasi shqiptari po dëbohej nga shteti ynë fqinj drejt Francës, pasi ishte i parregullt.

Gjithçka ka ndodhur në momentin e dorëzimit të të riut shqiptar tek autoritetet franceze, por në këtë moment ai është shkëputur nga duart e tyre dhe është hedhur në det, duke tentuar që të kalojë me not drejt Italisë.

Pas kësaj, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është kapur sërish, duke u kthyer përfundimisht në Francë.