Shqiponja e bërë me dy duar është bërë simbol i shumë sportistëve shqiptar, por edhe më gjerë. Shumë futbollistë e përdorin këtë simbol për të festuar golin, por shumë tjerë e kanë bërë këtë edhe për t'u fotografuar me tifozët e tyre shqiptarë. Bërja e shqiponjës i është kërkuar edhe trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, nga një shqiptar në rrugët e Londrës, përcjell Lajmi.net. Trajneri i Arsenalit, ka qeshur me kërkesën e shqiptarit, por ka bërë një fotografi me të. Sigurisht që Wenger do të mësojë edhe shqiponjën, pas ardhjes së Xhakës dhe Mustafit që shumë shpejt do të zyrtarizohet në skuadrën e tij.