19 qershor 2015 – Studenti shqiptar që u gjet i masakruar më 9 qershor në Wemmel të Belgjikës, është me origjinë nga fshati Dukas i Patosit.
Xhuliano Brahimllari, 22 vjeç, u identifikua nga xhaxhai i tij prej një tatuazhi që ai kishte në trup.
Trupi i studentit shqiptar u gjet pa kokë e gjymtyrë dhe ishte futur në një çantë. (Lexo këtu për më tepër: Zbulohet trupi pa kokë, krahë dhe këmbë i studentit shqiptar)
Familja e 22-vjeçarit kishte emigruar gjatë viteve ’90 në Belgjikë. Xhuliano ishte proceduar disa herë nga policia belge për shitje të marijuanës dhe rrahjen e një shoku të klasës me shkop bejsbolli.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/