Del autopsia lidhur me shkakun e vdekjes së shqiptarit, Edmond Preka, i cili u gjet i pajetë brenda një kanali në Itali. Alarmin e dha gruaja e shqiptarit 36-vjeçar, e cila njoftoi policinë se bashkëshorti i saj nuk ishte kthyer nga puna.
Më pas, policia e gjeti të vdekur brenda një kanali me ujë. Mediet italiane raportojnë sot se autopsia ka treguar se shqiptari ka gjetur vdekjen si pasojë e mbytjes.
Dyshohet se ai ka qenë duke nxituar për t’i shpëtuar sulmit të një apo disa qenve që i ishin sulur, por ka rrëshqitur dhe ka rënë brenda kanalit. Aty dyshohet se ka goditur kokën dhe më pas ka përfunduar i mbytur.





