Një tjetër bandë trafikantësh droge, të përbërë nga italianë, tunizianë dhe një shqiptar është goditur nga policia italiane. Gjatë operacionit të quajtur “Droga Kamarina”, të zhvilluar nga karabinierët e Raguzas në Siçili, janë arrestuar 13 persona të akuzuar për trafikimin marijuane, kokaine, amfetamine dhe ekstazie, shkruajnë mediet e vendit fqinj.

Në mesin e të arrestuarve është dhe shqiptari Alket Bezhdili, 24 vjeç, i njohur nga forcat e rendit si person me precendent penal. Bezhdili ishte personi që dhe pse në gjendje arresti shtëpiak, trafikonte lëndën narkotike në një bar pranë shtëpisë së tij, i vetëquajtur “supermerkati i drogës”. Alket Bezhdilli kishte aftësinë të gjendte çdo tip droge të kërkuar nga klientët e tij. Bari i frekuentuar nga shqiptari ishte dhe pika e referimit e kësaj bande italo-shqiptare-tuniziane.