Një 43-vjeçar shqiptar banues në Ancona, i fiksuar keq pas ish-gruas së tij, gjithashtu shqiptare, nuk e pranoi kurrë fundin e lidhjes me të dy vite më parë.

Që prej divorcit, muajt kanë kaluar me mesazhe, kërcënime dhe qëndrime të dhunshme nga ana e tij.

Pak ditë më parë, ai e qëlloi gruan duke i shkaktuar thyerje të krahut. Burri e ka ndeshur ish-gruan 33-vjeçare në plazhin Palombina me fëmijët e mitur dhe familjarët e saj dhe e ka dhunuar sërish.

Policia ka mbledhur dëshmi si dhe kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë duke bindur kështu gjykatën për aktet e dhunshme që kryente shqiptari.

Ai është arrestuar sërish dhe gjykata ka vendosur masën e arrestit shtëpiak me byzylyk elektronik.