Policia greke ka arrestuar një shqiptar 34-vjeçar nën akuzën e grabitjes me armë ndaj një çifti në Vouliagméni Limanania së bashku me një bashkëpunëtor i cili është në kërkim.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur dy banditët iu afruan çiftit grek duke u përpjekur t’i grabitnin me armë në duar, ndërkohë që ata gjendeshin në një makinë të parkuar.
Kur i riu grek që ishte në timon bëri rezistencë, një nga grabitësit e plagosi në këmbë. Pasi i plagosuri doli nga spitali, e njohu shqiptarin nga fotot, dhe më pas policia bëri të mundur arrestimin e tij.





