Policia greke ka zbardhur vrasjen e një shqiptari para 6 vitesh në Athinë.
Shqiptari 29-vjeçar u gjet i vrarë në makinën e tij në orët e para te mëngjesit të 21 shtatorit 2012 në lagjen “Peristeri”. Nga hetimet e atëhershme u zbulua se ai ishte qëlluar nga një motor ku udhëtonin dy persona, e pikërisht nga pasagjeri. Policia greke ka identifikuar sot autorët e vrasjes.
Bëhet fjalë për një shqiptar 38-vjeçar, aktualisht i burgosur dhe i dënuar më parë për vrasje, dy tentativa vrasjesh, pjesëmarrje në organizata kriminale, zhvatje, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje; dhe një i paidentifikuar që ishte drejtuesi i motorit. Po ashtu bashkëpunëtore është dhe një 28-vjeçare greke.
Nga hetimet e kryera, rezulton se viktima kishte shkuar në Greqi për të takuar një femër që e kishte njohur në internet.





