Edhe këtë Krishtlindje, besimtarëve ortodoksë shqiptarë iu desh një përkthyes për të kuptuar çfarë iu tha Kryepeshkopi Anastas Janullatos në meshë. Megjithëse e njeh shumë mirë gjuhën shqipe dhe sapo e kanë bërë zyrtarisht shtetas të Shqipërisë, Janullatos zgjodhi të flasë sërish në gjuhën greke në meshë.

Madje edhe falënderimin që i dha Ilir Metës për dekretin, Kryepeshkopi e tha greqisht. Vendimi i Metës sipas tij ngjan me “verën, e cila sa me shumë vjetërohet aq më shumë vlera merr”, duke bërë ironi me 25 vjet refuzime të presidentëve të mëparshëm.