11 janar 2015 – Indrit Mema, 38 vjeç ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane, por jo vetëm, me një aftësi të veçantë të tij. Ai është kampion shpejtësie në pikturimin e sinjalistikës rrugore.
Në videot që qarkullojnë në internet tregohet sesi punon Indriti, duke pikturuar vijat e bardha. Ai është aq i shpejtë sa të kujton aktorët e Hollivudit, duke luajtur filma, jo një usta, që thjesht po kryen një punë. Indriti shkoi në itali si emigrant në vitin 1998, në moshën 21 vjeçare. Normalisht punoi fort në Torino e në Komo si cdo emigrant në dhe të huaj dhe ia doli mbanë.
Sot, Mema ka një firmë të vogël të quajtur “Segnalgrafica SRL’ në qytezën e Kozios (Cosio), e cila është e specializuar pikërisht në sinjalistikën rrugore, veçanërisht në vizatimin e vijave të bardha dhe shenjave të tjera mbi asfalt.
Fama e videos së Indritit duke pikturuar vijat e bardha mbi asfalt ka mbërritur edhe në rrjetet sociale dhe televizionet kabllore amerikane; gjithsesi Indriti është modest dhe shprehet për mediat italiane se thjesht ai ka bërë mirë dhe shpejt punën për të cilën paguhet, asgjë më shumë.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/
http://www.laprovinciadicomo.it/stories/Cronaca/disegna-strisce-col-sorriso-ora-e-una-stella-della-rete_1098662_11/





