Spanjë, 23 gusht 2014 – Leonard Zgjana, 29 vjeç u kap nga Roja Civile (policia) spanjolle, ndërsa udhëtonte nga Padova, Itali, për të shkuar ilegalisht në Angli.
Ai ishte vendosur në kampin e emigrantëve të paligjshëm, në pritje të dëbimit për në Shqipëri.
Leonardi duke shfrytëzuar faktin, që në qendër po bëheshin punime rikonstruksioni u kacavjerr nëpër ulluqe dhe nga aty kapërceu murin rrethues të qendrës, ndonëse mbi mur ishin dy rreshta me tela me gjemba.
Pas arratisjes së Leonardit, policia spanjolle shtoi masat e survejimit në kamp për të mos u përsëritur arratisje të tjera.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





