39-vjecari me origjinë shqiptare rrezikoi jetën në Milano, pasi u kap duke vjedhur nga banorët e një pallati dhe u rrah publikisht në sheshin Rosa-raporton Milano Today,-por u shpëtua nga policia.

Hajduti kishte me vete një levë dhe po përpiqej të thyente një nga bodrumet e një pallati në sheshin Gabriele Rosa.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e të mërkurës ku për fatin e mirë të hajdutit rreth orës 3.20 të mëngjesit erdhi policia dhe e shpëtoi nga inati që kishte shpërthyer te banorët.

Shqiptari u transportua në Poliklinikë për tu mjekuar përpara se të transferohej në burg.

Ndërkohë që kanë mbetur lehtësisht të plagosur edhe disa banorë.