Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me drogë.

Ai po drejtonte një makinë me targa italiane, kur u ndalua në San Pietro, në kufi me Zvicrën. Gjatë kontrollit në mjetin e tij, autoritetet gjetën rreth 1 kilogram kokainë, të cilat shqiptari do i transportonte në shtetin zviceran.

Identiteti i 30-vjeçarit nuk është bërë publik nga mediet italiane. Ai tashmë akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi i kishte skaduar leja e drejtimit.