Policia italiane ka arrestuar shqiptarin Dritan Galica, rezident në komunën Alba Adriatika të Teramos, pasi në makinën e tij ju gjetën të fshehura 10 kg hashash, të ndara në 100 pako me nga 100 gramë secila.
Arrestimi i shqiptarit 34-vjeçar u bë pas një kontrolli rutinë të policisë rrugore në autostradën A14, dhe pasi ai shfaqi shenja nervozizmi, policia gjeti lëndën narkotike të fshehur në pjesën e poshtme të njërës prej sediljeve. Çdo pako ishte e presuar dhe e konfeksionuar me markën “London”, një lloj stampimi ky që përdorin trafikantët, për ta dalluar nga ajo e organizatave rivale.
Sipas policisë italiane, droga e sekuestruar po të dilte në treg do të kapte vlerën e rreth 30 mijë eurove.