Policia e Xhenovës ka arrestuar një shqiptar 4- vjeçar, të cilit ju gjetën 93 kilogram marjuanë.

Policia për të kapur shqiptarin e njohur si tregtar, ishin fshehur mes tifozëve të Xhenovës dhe Sampit, të cilët këto ditë janë rreshtuar përpara stadiumeve në kërkim të biletës së derbit të planifikuar për nesër për Luigi Ferraris.

Gjatë hetimeve, karabinierët identifikuan disa mjedise që shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, përdorte në Marassi, dhe më pas ndërhynë duke e arrestuar.

Në momentin e arrestimit u zbulua dhe një kuti në makinë ku droga ishte paketuar në qese vakuumi dhe e fshehur brenda disa kanaçeve.

Nëse do të hidhej në treg, do të kushtonte më shumë se 200,000 euro. I arrestuari ishte hetuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.